Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Strategji, pëlqim i njëanashëm, presion…/Gazetarja Albana Bejko analizon me skepticizëm raportet romantike të krijuara brenda “BBV”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja Albana Bejko për të na folur pak se si po e sheh ajo këtë edicion të “BBV”. Hyrja e Endrikut shkaktoi polemika dhe Sara pati reagime të menjëhershme. Si e gjykon Albana qëndrimin e Sarës? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, si e sheh gazetarja marrëdhënien e krijuar mes Meritonit dhe Ilnisës?

Më duket e njëanshme, mendoj që ka pëlqim vetëm Ilnisa. Meritoni e sheh si strategji, ka qenë një nga ata meshkuj i cili që në fillim ishte shumë aktiv ndaj vajzave, me afeksion fizik me të gjitha deri në momentin që ngeci me Ilnisën sepse Ilnisa ia ktheu pëlqimin. Duke qenë që Ilnisa më pas filloi të diferencohej me banorët e tjerë, po shfaqej më e pëlqyera e publikut, Meritonit i interesoi të jetë në krah të saj. Ilnisa i ndjek debatet dhe Meritoni ka nevojë për një natyrë të tillë sepse në asnjë nga debatet e tij nuk ka ditur të vendos pikat mbi i.

Marrëdhënia Heidi-Romeo?

Nuk më jep asnjë ndjesi ky çift. Heidi më duket si një vajzë e hapur të flirtojë, nuk mendoj që e ka të rëndësishme lidhjen, ndryshon shpesh mendje, njëherë i pëlqen Fajtoni, njëherë Romeo. Romeo nga ana tjetër ka presion, audienca kërkon më shumë nga ai, kërkon debate që ai nuk ka ditur të prodhojë, thjesht është futur mes dy njerëzve të tjerë. Romeos i duhet një armë që është argumenti dhe ai nuk e ka. Mendoj se do të vazhdoj të tregojë anën e djalit simpatik që deri diku do të luajë në dukje me vajzat.

Nominimi mes Merit, Ilnisës dhe Gazit, kë sheh Albana më të rrezikuar për të lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri?

Gazi mund të shpëtojë këtë herë. Meri ka qenë karizmatike javën e parë, ishte mbretëresha e memeve. Meri nuk ka më çfarë të jap, do të përsëris veten në debatet e pakuptimta, në sjelljen e saj jashtë kontrollit. Në aspektin strategjik të lojës nuk ka çfarë jep. Gazi i duhet pak më gjatë lojës, kundërshton shumë Ilnisën dhe shtëpia ka nevojë edhe për debate, të evidentohen polet dhe duhet Gazi, pra dikush që të ngacmojë një personazh të fortë si Ilnisa.