Botë e Çuditshme Design

Studimi i ri konfirmon se skulpturat e Partenonit ishin shumëngjyrëshe!

Një studim i ri zbuloi se skulpturat e famshme 2500-vjeçare të Partenonit ishin shumëngjyrëshe, të pikturuara me motive lulesh dhe dizajne të tjera të përpunuara. Duke përdorur një teknikë imazherike jo-invazive, studiuesit në Muzeun Britanik, shtëpia e pothuajse gjysmës së skulpturave si dhe King’s College në Londër, gjetën gjurmë bojë në 11 nga 17 figurat dhe nga një pjesë e frizit të ekspozuar në muze, sipas studimit të botuar në revistën Antiquity.

“Boja shpesh nuk mbijeton në gjetjet arkeologjike, veçanërisht në raste të tilla si skulpturat e Partenonit të datuara midis 447 dhe 438 para Krishtit dhe ishin vazhdimisht të ekspozuar ndaj mjedisit”- tha udhëheqësi i studimit Dr. Giovanni Verry, një shkencëtar konservimi në Institutin e Artit të Çikagos, i cili më parë ishte një studiues në Muzeun Britanik.

Verry shtoi se:

Këto janë vetëm shtresa të holla boje në majë të sipërfaqes së këtyre objekteve dhe kështu ato janë në ndërfaqen midis gjithçkaje që po ndodh. Ngjyra është e para që ndikohet nga mjedisi. Është gjithashtu e mundur që gjatë proceseve të mirëmbajtjes, restaurimit, këto gjurmë të vogla që në thelb dukeshin si papastërti, janë hequr aksidentalisht.