Aktualitet Bota

Studimi: Njerëzit që ndoqën me përpikmëri rregullat anti-COVID sot kanë një shëndet mendor të keq!

Dëmtimi i shëndetit mendor  është  një nga problemet më shqetësuese për studiuesit për pasojat që ka lënë Covid-19 tek njerëzit. Sipas hulumtimeve të fundit pjesa më e madhe e atyre që i ndoqën rregullat rreptësisht vuajnë nga stresi, ankthi dhe depresioni. Pandemia ka një ndikim të qëndrueshëm në këtë aspekt edhe pas tre vitesh.

Akademikët në Universitetin Bangor thonë se ata që iu përmbajtën më rreptësisht kufizimeve vuajnë nga stresi, ankthi dhe depresioni më shumë se ata që e kaluan më me lehtësi.

Studimi i ndan në dy kategori, ata të cilët janë më të kujdesshëm, të ndjeshëm dhe të vetëdijshëm për nevojat e të tjerëve dhe ata të cilët janë më të pavarur, më konkurrues dhe që u pëlqen të kenë kontroll mbi jetën e tyre.

Akademikët i bazuan gjetjet e tyre gjatë anketave prej muajit shkurt në muajin qershor të këtij viti.

“Gjatë gjithë periudhës së pandemisë, fushatat e ndërgjegjësimit u krijuan për të siguruar që njerëzit të vazhdonin të ndiqnin rregullat. Por nuk kishte asnjë fushatë mesazhesh pasi dolëm nga pandemia për t’i ndihmuar të gjithë të kalojnë në mënyrë të sigurt në normalitet” thekson studimi.

Ekspertët thonë se dëmi që Covid i bëri shëndetit mendor është arsyeja kryesore që kërkesa për shërbimet psikologjike dhe psikiatrike është rritur në vitet e fundit.

Sipas vlerësimeve më të fundit në dispozicion, më shumë se 1 në 7 adoleshentë të moshës 10-19 vjeç jetojnë me një çrregullim mendor të diagnostikuar në nivel global. Rreth 46,000 adoleshentë vdesin çdo vit nga vetëvrasja, që është një ndër pesë shkaqet kryesore të vdekjes për këtë grupmoshë.

Ndërkohë, ekzistojnë hendeqe të mëdha midis nevojave të shëndetit mendor dhe financimit për shëndetin mendor. Raporti zbulon se vetëm rreth 2% e buxhetit për shëndetësinë të qeverive u caktohet shpenzimeve për shëndetin mendor në nivel global.

Ekziston një hendek njohurish mbi gjendjen e shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri. Sipas studimit të (Sjelljet lidhur me Shëndetin e Fëmijëve ne Moshën Shkollore)2017-18, një përqindje e konsiderueshme këtyre fëmijëve, raportuan se ndihen të irrituar të paktën një herë në muaj, ose janë nervozë dhe raportojnë çrregullime të gjumit. Fëmijët dhe vajzat më të mëdha raportojnë një nivel më të lartë të çrregullimeve të shëndetit mendor.

Adoleshentët shpesh raportojnë se ndihen nervozë (18 përqind), temperament të veshtire(20 përqind) dhe dhimbje koke dhe vështirësi për të fjetur (15 përqind).

COVID-19 ka nxjerrë në pah shendetin mendor si një rrezik të rëndësishëm i cili po zhvilloht me tej, e  me të cilin po  përballen adoleshentët edhe në Shqipëri. Kur fëmijët përjetojnë fatkeqësi të forta, të shpeshta ose të zgjatura pa mbështetjen e duhur të ndonjë specialisti, kjo mund të ketë pasoja negative serioze dhe të qëndrueshme në zhvillimin kognitiv (ndryshe procesi i të  menduarit tek fëmijët) dhe rregullimin emocional, që potencialisht mund të ketë ndikim gjatë gjithë jetës në shëndetin mendor dhe fizik të fëmijës.