Bota

Sulmi në tokën afrikane, Rusia akuzon MI6 për formimin e skuadrës së vrasësve ukrainas!

Një zyrtar ushtarak rus ka akuzuar shërbimin e inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar se punon me Ukrainën për të krijuar një “skuadër sabotazhi” për operacione në tokën afrikane.

Media shtetërore ruse Tass thotë se ka folur me një zyrtar të paidentifikuar, i cili pretendon se MI6 ka “formuar dhe përgatitur për vendosje” atë që përshkruhet si një skuadër sabotazhi dhe atentati “në përpjekje për të parandaluar bashkëpunimin midis vendeve afrikane dhe Rusisë”.

Burimi pretendon se me kërkesë të Londrës, qeveria e Ukrainës ka gjetur 100 “militantë” nga grupet nacionaliste dhe neo-naziste për të marrë pjesë.

Është e rëndësishme që pretendimet të merren me rezerva, pasi Tass ka një histori të të qënit “zëdhënëse” e Kremlinit dhe është shumë i paqartë për burimin e paidentifikuar, i cili përshkruhet vetëm si “burim ushtarak-diplomatik”. Gjithashtu, asnjë provë konkrete nuk është paraqitur për rastin.

Megjithatë, pavarësisht se burimi pohoi se “detyra e skuadrës ukrainase, e formuar nga shërbimet speciale britanike, do të jetë të kryejë sulme sabotuese në objektet e infrastrukturës në Afrikë dhe të vrasë liderët afrikanë që synojnë bashkëpunimin me Rusinë”.

Moska ka përshpejtuar përpjekjet e saj për të pasur ndikim në kontinentin afrikan javët e fundit, duke mbajtur një samit me liderët afrikanë në Shën Petersburg muajin e kaluar. Vladimir Putin u premtoi grurë falas gjashtë vendeve afrikane – pesë prej të cilave kanë votuar kundër rezolutat e OKB-së për të dënuar pushtimin e Rusisë. Dhe mercenarët e Wagner kanë qenë të përfshirë në mënyrë aktive në disa konflikte në Afrikë në dekadën e fundit, me mbështetjen e Kremlinit.