sport

Superliga luhet në mesjavë, Vllaznia drejt Ballshit, Laçi pret në shtëpi Kastriotin!

Vllaznia dhe Bylis përballen për herë të dytë me njëra-tjetrën në harkun kohor të 8 ditëve. Përballja e parë e kupës u mbyll me suksesin e shkodranëve 2-0, ndërkohë që ndeshja e së mërkurës luhet në kuadër të javës së 18-të të Superiores.

Kuqeblutë i kanë dhënë fund përgatitjeve ndërkohë kanë zhvilluar dhe konferencën e radhës për shtyp. Ballshiotët vijnë me një trajner të ri, por për Mirel Josën ky fakt nuk ka rëndësi.

Tekniku i shkodranëve kërkon nga të tijtë qetësi edhe pse forma që po kalon skuadra është e mirë.

Bylis-Vllaznia luhet të mërkurën në orën 13:00, teksa paralelisht në Kurbin zhvillohet përballja Laçi-Kastrioti. Të dyja skuadrat po kalojnë një formë jo shumë të mirë, ndërsa diferenca mes tyre është vetëm 1 pikë.