Back to the Beginning Celebrities

“Tallavaja është bastarduar…”/ Albana Leka dhe Ines Memisharaj në “Back to the Beginning”!

Kozeta Kurti, një nga “pioneret” e para të radiove private në Shqipëri, që në fund të viteve ‘90-të, kthehet në Top Albania Radio pas 17 vjetësh me “Back to the Beginning”. Ky format e nisi rrugëtimin edhe në 2020-ën, fiks në të njëjtën periudhë me pandeminë globale “Covid 19”-të, por me sa duket kjo është koha e duhur.

Jo vetëm Kozeta, por edhe të ftuarit e saj do ta kthejnë kohën pas, si çantë shpine, në fillimet e tyre, midis qindra kujtimesh. “Për të kuptuar ku po shkon, kujto nga erdhe”.

Të ftuara në këtë episod ishin dy violinistet e talentuara Albana Leka dhe Ines Memisharaj. Ines tregoi për dashurinë e madhe që ka për televizionin.

Me televizionin më mban pasioni. Kur hyra në Top Channel dhe fillova të luaj çdo rrymë muzikore, kuptova që kjo jam unë. Programi zbuloi talentet e mia të fshehura…

Ndërkohë, Albana kujton se kur ka hyrë muzika në jetën e saj.

Kam qenë fanse e muzikës popullore. Në familjen time janë marrë me muzikë, babai dhe gjyshi. Pothuajse çdo darkë në familjen time, unë me violinë dhe ata këndonin…

Sa i përket muzikës sot, Albana u shpreh:

Muzika popullore, tabani, ka ngelur te disa artistë. Tallavaja që është futur tani në treg është bastarduar. Më pëlqen, por dëgjohet dy këngë, jo më shumë…