Botë e Çuditshme

Të acaruar me mënyrën se si parkonte fqinjët i lënë një shënim në makinë qytetares angleze!

Një qytetare angleze ka mbetur e habitur pasi kishte gjetur një shënim në makinën e saj të vendosur nga fqinjët e pakënaqur të cilët janë zemëruar me të pasi ajo e parkon keq makinën e saj. Lauren Ball hasi një letër të lënë në xhamin e saj të përparmë të makinës nga një qytetar tjetër që i thoshte se duhej të shkonte diku tjetër dhe jo afër shtëpive të tyre.

Në shënim shkruhej:

Jemi lodhur duke menduar se mund të parkosh ku të duash! Ju nuk jetoni fare në Becker Close. Ju jetoni në pjesën e përparmë. Ju duhet të përdorni parkingun tuaj. Ju përdorni hapësirën e parkimit të njerëzve të tjerë kur ata kanë nevojë për të.

Zonja Ball tha:

Unë jetoj në një rrugë kryesore me shirita të dyfishtë me ngjyrë të verdhë, kështu që fatkeqësisht opsioni im i vetëm është të parkoj në rrugë anësore. Ajo që është zhgënjyese është se unë jam gjithmonë vërtet e vëmendshme ndaj njerëzve të tjerë. Kam gjetur rrugën më të qetë rreth meje, nuk parkoj në hapësirën e askujt, para shtëpisë së askujt apo në rrugën e askujt, paguaj edhe taksat.