Aktualitet Sport

Të dielën dhe të hënën, kalendari i javës së 16-të i Kategorisë Superiore!

Java e 16-të e “Abissnet Superiore” do të luhet në datat 10 dhe 11 dhjetor.

Të dielën janë programuar të zhvillohen tre takime. Laçi – Tirana dhe Erzeni – Kukësi do të hapin javën e 16-të, me të dyja sfidat që do të zhvillohen në orën 13:30, respektivisht në Laç dhe Rrogozhinë.

Në të njëjtën ditë do të luhet edhe një tjetër takim interesant në Shkodër, aty ku Vllaznia do të përballet me Dinamo City në stadiumin “Loro Boriçi”. Java e 16-të do të ulë siparin të hënën me dy sfidat Teuta – Egnatia dhe Partizani – Skënderbeu, që do të luhen në orën 17:00.

Ndërkohë të enjten, më datë 7 dhjetor, do të luhet edhe ndeshja e prapambetur Partizani – Teuta. Sipas kalendarit, sfida Partizani-Teuta ishte përllogaritur të ishte ndeshja hapëse e sezonit 2023/24, por u shty për shkak të impenjimit të klubit kryeqytetas në kualifikueset e UEFA Conference League.