Celebrities Film & Tv Showbiz

Të gjithë fansat e “365 DNI” të mblidhen këtu, zbulohet traileri i pjesës së dytë të filmit!

Vazhdimi i shumëpritur i filmit “365 Days” apo “356 DNI” siç njihet ndryshe, i Netflix më në fund ka një datë të publikimit. Ditën e kaluar ndërkohë u lançua edhe traileri i pjesës së dytë të filmit.

Pjesa e dytë e “365 Days” vjen pas atij të parit që ka lënë të presin fansat për gati dy vite për të kuptuar për fatin e protagonistes Laura që portretizohet nga aktorja, Anna-Maria Sieklucka. Ndërsa pjesa e parë e filmit tregoi historinë ku protagonistja dashurohet me personazhin kryesor i luajtur nga Michele Morrone, vazhdimi i tij premton xhelozi, tradhti dhe një trekëndësh të mundshëm dashurie.

“365 Days” pati një sukses të menjëhershëm pas publikimit të tij në vitin 2020, duke u ngjitur në top 10-she në 90 vende të botës dhe ishte filmi më i shikuar në platformë pas debutimit të tij. Megjithatë, filmi hasi në kritika të ashpra për portretizimin e tij seksual, veçanërisht duke tërhequr pretendime se ai mburrej me rrëmbimin e personave dhe manipulimin. Ndërkohë tashmë filmi ka edhe një datë lançimi. Pjesa e dytë e “365 Days” do të shfaqet premierë në Netflix më 27 prill.

Rikujtojmë se, prestigjozja italiane “Chi” ka zbuluar romancën e re të aktorit Michele Morrone. Morrone, i cili arriti famë ndërkombëtare falë filmit shumë të diskutuar të Netflix “365 DNI”, thuhet se është në një marrëdhënie me blogeren e njohur Giulietta Borroni. Ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin në daljen e parë publike. Të dy u fotografuan së bashku për një shëtitje dhe më pas në restorant.

Të dy u fotografuan nga paparacët në qendër të Milanos në shoqërinë e disa miqve. Michele Morrone ishte tashmë në qendër të thashethemeve për flirtet e tij të shumta dhe për qasjen e tij ndaj Belen Rodriguez verën e kaluar, kur ‘showgirl’ ishte beqare dhe sapo ai kishte përfunduar historinë e dashurisë me Gianmaria Antinolfi.