Celebrities Live From Tirana Music Showbiz

“Të harrosh realitetin…”/Martin Pano zbulon më shumë mbi krijimin e tij më të ri muzikor!

I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë artisti i ri por shumë i talentuar Martin Pano. Ai ka sjellë së fundmi projektin e tij më të ri që mban titullin “Harroj” dhe është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë. Martini na foli më shumë mbi këtë projekt, por jo vetëm…

Si lindi kënga e re “Harroj”?

Teksti është shkruar nga unë dhe vëllai im. Ne u frymëzuam kryesisht nga “Një si ti” dhe nga vibe-i, emocioni, çdo lloj gjendje që të jep ajo kënge dhe feedback-u që na dhanë njerëzit. Dhe thamë se pse mos t’i futemi edhe njëherë kësaj lloj gjendje, që ta shprehim deri në fund, ta kapim nga një anë tjetër… Nga “Një si ti” në “Harroj”. Isha shumë skeptik në fillim, por që të dy merreshim vesh shumë mirë. Gjithmonë vëëlai më thoshte të shprehja se çfarë kam në mendje, të mos e mbaja për vete. Dhe vëllai duke më ndimuar, duke vendosur pikat mbi ‘i’, e ndërtuam tekstin për rreth 1 javë.

Çfarë do të doje ti të ‘harroje’?

Realitetin, pse jo… Të ishim në një gjendje me më pak strese, më të lumtur se sa zymtësia e përditshmërisë.

Është më mirë të harrosh, apo të të harrojnë?

Më mirë do ishte të të harrojnë, sepse nëse një person i ndjen gjërat pak më shumë, ndoshta nuk do të donte të harronte një ndjesi specifike apo momente specifike.

Po lidhur me “Isabel” çfarë mund të na thuash?

Vetë nga emri Isabel, e kemi menduar që është një bukuroshe. Nuk ka të bëjë me një person apo emr. Është më shumë për diçka që të bëjë mirë kur e dëgjon, të të fusë në një vibe pozitiv.

Nëse edhe juve ju pëlqen projekti “Harroj”, ju mund të vazhdoni ta votoni atë për të qenë sa më gjatë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List”, Top Awards.