Celebrities Gossip Showbiz

“Të shtunën dasma e fundit”, në çift martohet në post “Big Brother VIP”?

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.

Mbrëmjen e sotme gjatë Post BBV3 janë diskutuar situata të ndryshme gjatë gjithë këtij edicioni. Teksa ish-banorët u shprehën se janë mjaft të lumtur dhe po shijojnë qëndrimin më njëri-tjetrin në privatësi, Ledion Liço u uroi shumë fat të gjithëve. Madje ai ngacmoi edhe Egla Cenon, duke i uruar fat me burrin misterioz. E këtu ndërhyn Jul Deda, i cili i thotë

Jul Deda: po ne të dyve do na urosh fat. (për veten dhe Gaz Ujkashin)

Ledion Liço: Të shtunën dasma e fundit në Big Brother, meqenëse u hap ajo rrugë, mes Julit dhe Gazit. Na ndiqni në Top Channel, në orën 21:00

Mbrëmjen e djeshme para se të niste transmetimi i Post “BBV3”, fituesja e këtij edicioni Egla Ceno ka pësuar një incident, ku është rrëzuar nga shkallët. Ama kjo nuk e ndaloi Eglën të ishte pjesë e Postit edhe kjo gjë u përmend në mbrëmjen e djeshme, ku Egla më pas u shoqërua në spital për të bërë kontrollet e duhura mjekësore dhe mësohet se nuk ka diçka serioze.