Celebrities Gossip Showbiz

“Të të them unë hajde e nisim, ti e bën?”, Heidi i shpreh Romoes dëshirën për të bërë fëmijë?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Pas përfundimit të festës së ditëlindjes së Meriton Mjekiqit, Romeo Veshaj dhe Heidi Baci kanë folur me njëri-tjetrin në lidhje për t’u bërë prindër. Ishte Heidi ajo që pyet aktorin se nëse ajo do i thoshte që të nisnin një fëmijë, a do pranonte ai? Teksa e shikonte me habi për pyetjen që ajo bëri, Romeo iu përgjigj ‘po, pse mos t’a bënim”.

Heidi: Javës tjetër të them unë hajde e nisim, ti e bën?

Romeo: Po po moj zemër

Heidi: Si po?

Meritoni: Po si o Heidi, u çmenda, po si mos me e bërë

Heidi: Kështu?

Romeo: Si kështu?

Heidi: Domethënë direkt

Romeo: Po moj zemra. Ça nuk kupton se nuk e marr vesh

Heidi: Asgjë

Romeo: Po pse mos t’a bënim o shpirt

Heidi: Faktikisht nuk ke pse

Meritoni: A nuk ishin të lumtur Bardhi dhe Sara, i pe sa të lumtur ishin. Me njëri-tjetrin, në pritje të bebit

Romeo: Se ç’bën ca pyetje ti. Pyetja do ishte tjetër, pse jo

Vesa dhe Romeo kanë qëndruar disa momente me njëri-tjetrin, duke biseduar për të gjithë këtë eksperiencë të bukur. Vesa e ka këshilluar Romeon të qetësohet se cdo gjë do të shkojë mirë.