Aktualitet Bota

Tentonte “sfidën hlemuese të TikTok”, 11 vjeçari humb jetën!

Një djalë ka humbur jetën tragjikisht në Britani teksa një sfidë e rrezikshme që çuditërisht promovohet në rrjetin TikTok, përfundoi në mënyrë fatale duke i shkaktuar atak kardiak. 11 vjeçari Tommie-Lee Billington, në shtëpinë e një shoku të shtunën. I vogli u dërgua me urgjencë në spital por ishte shpallur i vdekur pak më vonë.

Gjyshja e tronditur e Tommie-Lee foli në media ku tha se fëmijët naivë kishin tentuar një “sfidë të TikTok”, të quajtur “chroming” e cila përfshin thithjen e gazeve nga boja, karburanti ose lëndë të tjera toksike e kimike, si formë “zbavitjeje”, pa e ditur se kjo mund të shkaktojë humbje ndjenjat, asfiksi ose atak kardiak.

Tina Burns tha se kjo sfidë ka vrarë tashmë dhe dy vajza adoleshente në Angli.

“Ai kishte vdekur në vend, bashkë me djemtë kishin tentuar një sfidë që panë nga të tjerë në TikTok.”

Tommie-lee kishte pësuar arrest kardiak dhe kishte vdekur në vend.

“Ai kishte një zemër floriri si prindërit e tij, familja jonë është e shkatërruar”.

Nëna e Tommie, Sherri tha se sjellja që i kushtoi jetën djalit të saj duhet të shërbejë që të tjerë prindër të mos lejojnë fëmijët e tyre në këto rrjete sociale.

“Ajo që i kushtoi jetën tim biri po bëhet dhe nga fëmijë te tjerë. Mësoni fëmijët për pasojat e këtyre gjërave. Unë nuk e kuptoj sesi dikush mund ta bëjë apo të nxisë të tjerët të bëjnë diçka të tillë”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

Një nga mësueset e fëmijës së ndjerë, Tina tha se kishte paralajmëruar prindërit për tendencat e rrezikshme që u promovohen fëmijëve.

Tina tha: “Ne nuk duam që fëmijët të ndjekin TikTok apo rrjete të tjera sociale.

“Ne duam të ndalojmë TikTok dhe rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç. Kjo na ka goditur rëndë por duam të shpëtojmë fëmijët e tjerë dhe të ndërgjegjësojmë familjet për të mbrojtur fëmijët e tyre”.

Policia e Lancashire Police tha se po heton ngjarjen e rëndë dhe se po kërkon informacione mbi rrethanat.