Celebrities Gossip Showbiz

“Ti je robi më mashtrues që ka shtëpia…”, me cilën banore e ka Juli?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Pas festës ku kërcyen dhe ngritën dolli me tekila, ata kanë biseduar me njëri-tjetrin, por kësaj radhe me shumë batuta. Në një moment Juli  i është kthyer Françeskës duke i thënë se ajo mendon rrenën të parën dhe pastaj të tjerat.

Juli: Mendon rrenën të parën e pastaj të tjerat

Heidi: Sa rren ti u Jul nuk kam parë

Françeska: Më vjen mirë për ju të dy që shkoni shumë mirë, Romeo duhet me u pa kjo punë

Romeo: Këta shkojnë mirë që nga dita 1Heidi: Ke pa njeri që rren më shumë se Juli?

Romeo: Po

Heidi: Vërtetë?

Romeo: Po

Juli: O Françeska ça nevoje ke me rrejt?

Françeska: Nuk kam asnjë nevojë me rrejt. Ti je robi më mashtrues që ka kjo shtëpi

Juli: M’a futi shih. Po del keq, po më persekuton

Françeska: Ka raste që ti gënjen aq shumë saqë ti nuk e kupton që ti herën e parë që ke gënjyer ke qenë me mua dhe herën e dytë që ke gënjyer je me mua

Duket se banorët e “Big Brother VIP3” kanë vendosur që ditët e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, t’i shijojnë në maksimum. Banorët kanë kërcyer dhe ngritur dolli me njëri-tjetrin, por gjithashtu nuk kanë munguar as batutat. Në një moment Romeo pyet Julin  se ‘sa gango është’. Aktori i përgjigjet ‘katastrofë, zero’.