Celebrities Gossip Showbiz

“Ti me një përton, arrite në finale”, kush ishte ish-banorja që ironizoi Heidin?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Mbrëmjen e djeshme me rastin e ditëlindjes së Meritonit ishin të ftuar në një festë të organizuar nga Vëllai i Madh ish-banorët e këtij edicioni. Teksa kanë qënë duke biseduar në oborr për festën e organizuar, Heidi iu ka thënë banorëve se është habitur nga një koment i Ledjonës, e cila i ka thënë se arriti në finale, duke thënë “përtoj”.

Heidi: Ledjona me tha: “Ti me një përtoj arrite në finale

Romeo: Çfarë të tha?

Heidi: Ti me një përtoj, arrite në finale.

Roomeo: Ta paska futur Ledjona

Shkëlqimi, një nga ish-banorët e këtij edicioni edhe pse ndnji shumë pak kohë në shtëpi krijoj miqësi të mirë me Meritonin e mbrëmjen e djeshme kishte një dhuratë për të. Çimi i ka dhuruar një bluzë tepër të veçantë Meritonit, në të cilën ishte qendisur flamuri shqiptar.