Aktualitet

Tiranë, të shtëna me armë në Lundër/Në shënjestër banesa e një zyrtari të OSHEE-së!

Të shtëna në Tiranë, në orët e para të mëngjesit u qëllua me armë zjarri në drejtim të një banese në zonën e Lundrës, por fatmirësisht pa të lënduar. Shenja plumbi evidentohen në fasadën e katit të tretë të shtëpisë në pronësi të shtetasit Dorian Balla, i cili siç mësohet është punonjës i OSHEE-së.

Ndërsa nisën hetimet, paraprakisht dyshohet se ngjarja nuk lidhet me detyrën e Ballës, por me motive pronësie, pasi ai pranoi se ka një konflikt të hershëm për pronat.

Pjesa e banesës e kapur nga plumbat rezulton të jetë bosh dhe familjarët banojnë në dy katet e para të shtëpisë. Tre gëzhoja u gjetën në vendngjarje e policia po punon për sqarimin e rrethanave të saj, si dhe identifikimin e kapjen e autorit. Për veprime të mëtejshme procedurale, materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Në datë 26.03.2023, në Lundër, në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.