Top Albania Radio, A love Story

“Dhe sikur” – Dritëro Agolli

Dhe sikur në botë ti mos ishe,
Do jetoja dhe si çdo gjë që jeton,
Veç pa ty kjo botë do lëvizte
Siç lëviz pa ngrohje një vagon.

S’ma zëvendëson ti botën mua,
S’të zëvendëson as bota ty,
Por sa botën sigurisht të dua
Ku jetojmë e vdesim tok të dy.

“Si s’të desha pak më shumë” – Fatos Arapi

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Dhe prap s’ja falë dot vetës
Si s’e desha pak më shumë..

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak..
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër, –
Asaj që më rri mes zotave
“Si s’të desha pak më tepër..”

Dy nga poezitë më të bukura shqiptare për dashurinë. Në një gërshetim të poezive të dashurisë lexuar me mjeshtëri nga aktorja dhe producentja e jashtëzakonshme Ema Andrea dhe baladave më të bukura të dashurisë përzgjedhur nga Top Albania Radio këtë natë Shën Valentin do përjetoni ndjenja të forta jeni apo nuk jeni me dikë përkrah.

20:00 - 22:00

Hosts & DJs