Bota Celebrities

Tronditet bota e modës, babai i Jeremy Ruehlemann zbulon shkakun e vdekjes së modelit!

Fatkeqësisht së fundmi ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare modeli i njohur Jeremy Ruehlemann. Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur. I riu nga Amerika ka punuar me Christian Siriano, John Varvatos, Superdry, Perry Ellis dhe shumë stilistë të tjerë. Gjithashtu, ka qenë në kopertinën e revistave “GQ” dhe “Playhouse Magazine”.

Babai i modelit të ndjerë ka folur për historinë e abuzimit me substanca të djalit të tij dhe pse ai beson se kjo shkaktoi vdekjen e tij. Achim Ruehlemann tha se modeli ndërroi jetë nga një mbidozë me drogë.

Ai bëri rehabilitim dhe ishte përpjekur të hiqte ilaçet por nuk pati sukses.

Ndërkaq babai thekson se ende nuk është 100% i sigurt se çfarë ka ndodhur dhe janë në pritje të rezultateve. Ata besojnë se vdekja e Jeremy ishte një aksident tragjik.

Nuk kishte asnjë dëshirë për t’i dhënë fund jetës së tij, kjo ishte aksidentale. Natyrisht, ai kishte disa probleme me varësinë nga droga, por ishte shumë i lumtur. Ai e donte jetën. Ai ishte shumë i gjallë, një shpirt i mrekullueshëm dhe një djalë shumë energjik.