Celebrities Gossip Showbiz

U aludua se është shtatzanë, Sarah Berisha sapo vendosi pikat mbi “i”!

“Big Brother VIP 1” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

Së fundmi kudo po qarkullon lajmi se Sarah dhe Pm janë në pritje të një fëmije dhe nuk është hera e parë që është aluduar një gjë e tillë. Ama mesa duket këtë herë Sarah ka vendosur të ndalet pak më gjatë dhe të shkruaj në një postim në Instastory se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se nuk është shtatzanë. Sarah shprehet gjithashtu se nëse diçka e tillë do të ndodhte do të ishte ajo e cila do ta tregonte këtë.

Jo njerëz nuk jam shtatzanë, ju lutem mos më uroni. Një lajm kaq të rëndësishëm dhe të bukur do ta merrni vesh vetëm nga unë dhe nga askush tjetër. Ju falenderoj shumë për interesimin që tregoni dhe realisht më bëhet qefi shumë, por kjo gjë nuk është e vërtetë. Dhe ju lutem mjaft me këto lajme “Sarah&Pm në pritje të ëmbël” kushedi tani do ishim me 3 beba brenda vitit, aq herë sa ka dal si lajm.

Dj Pm ka treguar disa herë me anë të postimeve në Instastory se është një tifoz i zjarrtë i Milanit, ama vjehrri i tij, pra babai i Sarës është një tifoz i skuadrës kundërshtare, që është Interi. Në ndeshjen e tyre të fundit, ku përfundimi ishte Milan 0-3 Inter, Sara ka postuar një bisedë me babain e saj, i cili i dërgon të fala Dj Pm-it në sens ironie për fitoren e Interit dhe Sara ka shkruar gjithashtu në postim se për këtë arsye babi i saj dhe PM nuk do të shkojnë kurrë mirë.