Bota

U rrëmbye papritur në Meksikë, FBI kërkon shpërblim për gjetjen e shtetases amerikane!

Një familje nga Kalifornia është e dëshpëruar për lajme pasi nëna e tyre u rrëmbye jashtë shtëpisë së saj në Meksikë më shumë se pesë javë më parë dhe që atëherë nuk kanë asnjë kontakt me të. Maria del Carmen Lopez, një shtetase e dyfishtë amerikane-meksikane, u rrëmbye në Pueblo Nuevo në shtetin e Colima më 9 shkurt, sipas FBI-së, e cila po kryen një hetim të përbashkët me autoritetet e zbatimit të ligjit në Meksikë.

Familja e saj tha për ABC se dëshmitarët përshkruan se kishin parë një furgon të bardhë duke udhëtuar në pronën e saj. Vajza e saj, Zonia Lopez tha se:

Ka pasur një shkëmbim fjalësh. Ajo po refuzonte të hipte në furgon. Ne të gjithë filluam ta telefononim për të parë nëse ajo do të përgjigjej por ne nuk kemi kontaktuar me të që prej asaj dite. Në këtë pikë, ne kemi nevojë për përgjigje, ne duhet të gjejmë nënën time.

Zyra e FBI-së në Los Anxhelos njoftoi këtë javë se po ofron një shpërblim deri në 20,000 dollarë për informacionin që çon në vendndodhjen e saj. Departamenti i Shtetit këshillon qytetarët amerikanë që të mos udhëtojnë në shtetin e Colima për shkak të krimit të dhunshëm të përhapur dhe rrëmbimit.