Celebrities Gossip Showbiz

“Unë e kam dashur Kiarën…”, Bledi Mane i habit t I kam bërë dhe një këngë!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Më Lër të Flas”, Bledi Mane deklaroi se para se të hynte në “BBV2”, ai e ka adhuruar dhe dashur Kiarën. Madje, ai zbuloi se në dhomën e rrëfimit i ka shkruar dhe një këngë, të cilën kishte planifikuar ta këndonte bashkë me Nitën dhe Maestron.

Unë në fillim e adhuroja Kiarën, me origjinë është nga Përmeti im. Po filloja po më dhimbsej. Nuk besoja shumë te ajo dashuri, thash do i jap një dorë Kiarës, ndihma ime modeste që të shkonte më tutje. Jam future në dhomën e rrëfimit dhe i kam bërë një këngë Kiarës. Do e këndonim unë Armaldo dhe Nita. Nuk e kemi treguar, sinqerisht, besoj e kanë në xhirimet e tyre. Unë e kam dashur atë vajzë

Në mbrëmjen e sotme e ftuara speciale ishte Efi Dhedhes, ish-banore e ‘Big Brother VIP’ e cila padyshim është një nga personazhet më të përfolura edhe pas daljes së saj nga shtëpia.