Big Brother Radio Celebrities Gossip Showbiz

“Unë nuk gjykova moralin…”/ Flavio Qarri sqaron ‘përplasjen’ me Sara Gjordenin: Sara ngatërron vlerën me moralin…

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

I ftuar sot në “Big Brother Radio” ishte gazetari Flavio Qarri. Ai analizoi dhe komentoi situatat e “BBV3” dhe jo vetëm. Ndërkohë, sa i përket një përplasje që ai ka patur me ish-banoren Sara Gjordeni, Flavio u shpreh:

Unë nuk gjykova moralin. Sara fiksimet e veta i projekton te të tjerët… Detyra e një gazetari është që të orjentojë shoqërinë drejt atyre vlerave që janë të shëndetshme për shoqërinë tonë. Unë nuk e gjykova për atë që dija unë, por për atë që tha vetë… Ndoshta Sara ngatërron vlerën me moralin.

Sara në “BBV3” ka thënë vetëm historitë e veta. Ne si media themi që ka edhe kështu… Çfarë mesazhi i jap unë si gazetar vajzave që nuk duhet ta orjentojnë jetën e tyre me djemtë që ata janë. Ne po promovojmë faktin që një individ del dhe promovon këtë aspekt të jetës së vetë…