Film & Tv

Universi ‘Squid Game’ sapo ka filluar dhe këtë na e konfirmoi CEO i Netflix!

Bëhuni gati sepse seriali i famshëm i Netflix, ‘Squid Game’ do të ketë një sezon të dytë dhe kjo është konfirmuar nga vetë kompania. Së fundmi, CEO i Netflix, Ted Sarandos konfirmoi se mini-seriali korean po rikthehet.

Sarandos tha se do të vijnë më shumë veprime të tjera.

Absolutisht. Universi ‘Squid Game’ sapo ka filluar.

Më parë, regjisori Hwang Dong-Hyuk konfirmoi se seriali do të rikthehej duke shtuar se ai ishte në procesin e planifikimit. Sarandos nuk dha hollësi se kur do të rikthehet seriali, apo si do të dukej një univers i zgjeruar i ‘Squid Game’. Squid Game tashmë ka linjën e vet të mallrave dhe koleksionet e Funko Pop në dyqanin Netflix. Një bashkëpunim i ri Bape është planifikuar të përfundojë së fundmi.

Seriali i njohur korean ka bërë histori sërish duke u bërë seriali i parë televiziv në një gjuhë jo angleze, i cili ka marrë një nominim për çmimin e “Screen Actors Guild”. Por është gjithashtu seriali i parë korean që merr këtë nominim. Seriali me historinë e tij të veçantë dhe personazhet që janë kthyer në më të preferuarit e publikut është i përzgjedhur për ansamblin më të mirë të serialeve dramatike, krahas “The Morning Show”, “Succession”, “The Handmaid’s Tale” dhe “Yellowstone”.

Yjet e “Squid Game”, Lee Jung-jae dhe Jung Ho-yeon, gjithashtu u nominuan për aktorin më të mirë dhe aktoren më të mirë në një serial dramatik. Çmimet SAG, të cilat votohen nga aktorë të tjerë, shihen si pararendësit kryesorë për shfaqjet e mëvonshme të çmimeve.

Seriali korean u nominua dhe fitoi disa çmime edhe në ceremoninë “Golden Globes” disa ditë më parë. Një çmim rrëmbeu dhe aktori O Yeong-su, i njohur si lojtari me numrin 001, si aktori më i mirë në një rol mbështetës. Me këtë rekord të ri, shumë media u rreshtuan për të intervistuar O Yeong Su. Megjithatë, sipas një raporti të “The JoongAng”, aktori refuzoi të gjitha intervistat për një arsye të thjeshtë. Ai u shpreh se:

Nuk mundem sepse nesër kam një shfaqje në teatër.