Bota

Ura Oresund, një nga më të shtrenjtat në botë, frymëzon një serial filmi..

Ura Oresund e cila lidh Suedinë me Danimarkën, është një nga më të shtrenjtat në botë me faturën prej 3.5 miliardë dollarë dhe tashmë ka frymëzuar një serial filmi.

 Megjithëse urat si ‘Golden Gate’ në San Franciso apo ‘Ponte Vecchio’ në Firence mund të jenë më të famshme, ura me e re e Evropës është shumë impresionuese.

Prej vitit 2000, Suedia e Danimarka janë lidhur zyrtarisht me urën që kalon mbi ngushticën Øresund me linja hekurudhore e automobilistike. Oresund vijon nga bregdeti suedez pranë  Malmo, në ishullin artificial danez të Peberholm, që gjendet në mesin e ngushticës.

Ndërsa prej aty, lidhja vijon me një tunel të ndërtuar drejt Amager në tokën daneze, pranë aeroportit të Copenhagen. Ishulli artificial i Peberholm, u krijua si një pikë lidhjeje mes urës e tunelit, i pajisur me dalje në autostradë, ku lejohet vetëm trafiku i kontrolluar.

Kostoja totale prej 3.5 miliardë euro e infrastrukturës (30 miliardë krona daneze) ku përfshihen ura, tuneli dhe ishulli artificial, pritet të rikuperohet nga dy vendet deri në vitin  2037.

Tashmë ura e Oresund përdoret çdo ditë nga mesatarisht 18,434 automjete dhe studimet thonë se ka zhvilluar qytetin suedez të Malmo prej ardhjes së punonjësve të kualifikuar nga Danimarka kontinentale.

Shoferët duhet të paguajnë për kalimin e urës në sportelet e Suedisë, në varësi të mjeteve të tyre, duke nisur nga 30 euro për motoçikletat deri në 200 euro për rulotat turistike.

Ajo ka frymëzuar serialin dramatik ‘The Bridge’, që shfaqet në rrjetin BBC prej vitit 2012, të nisur nga një trup viktime i gjetur në urën Oresund, i cili nis një hetim të dyfishtë nga policia suedeze e daneze.

Ura prej 15 km është më e gjata në Evropë së bashku me atë të Krimesë që lidh gadishullin me Rusinë, dhe urës Vasco de Gama në Portugali.