Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë ushqyesit dhe oksigjenin nga zemra drejt organeve të tjera. Në disa raste, enët e gjakut bllokohen duke përbërë pikënisjen e shumë sëmundjeve kardiovaskulare. Ekspertët kanë identifikuar disa ushqime të shëndetshme të cilat pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të tilla dhe ruajnë shëndetin e enëve të gjakut.
Avokado
Avokado është e pasur në proteina, fibra, vitamina dhe minerale. Natyrshëm, konsumi i tyre ndihmon në zhbllokimin e enëve të gjakut. Për më tepër, konsumi ditor i avokados ul kolesterolin me nga 11 deri në 22%.
![](https://www.topalbaniaradio.com/v7/wp-content/uploads/2023/02/avocado-with-olive-oil.jpg)
Brokoli
Brokoli përmban shumë vitaminë K që parandalon mpiksjen e gjakut. Fibra tek brokoli ul tensionin e gjakut dhe kolesterolin.
![](https://www.topalbaniaradio.com/v7/wp-content/uploads/2023/02/broccoli.jpg)
Agrumet
Agrumet janë të pasura me pektinë që pastron enët e gjakut dhe ul kolesterolin e keq. E mira e tyre është se gjenden në treg gjatë gjithë vitit.
![](https://www.topalbaniaradio.com/v7/wp-content/uploads/2023/02/B5474FB9-FB74-40E5-B6FE-915AA5310B31.jpeg)
Kafeja
Studiuesit australianë kanë zbuluar se kafeja ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 20%. Ajo është e pasur me antioksidantë dhe acid klorogenik që parandalon problemet me zemrën.
![](https://www.topalbaniaradio.com/v7/wp-content/uploads/2023/02/150929101049-black-coffee-stock.jpg)
Mollët
Mjekët thonë se ngrënia e një molle në ditë ul kolesterolin e keq me të paktën 40%. Antioksidantët tek molla kanë aftësinë të shmangin ngurtësimin e enëve të gjakut.
![](https://www.topalbaniaradio.com/v7/wp-content/uploads/2023/02/apples-101-about-1440x810-1.jpg)
Spinaqi
Një racion me spinaq në ditë mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës që shkaktohen nga ateroskleroza ose bllokimi i enëve të gjakut.
![](https://www.topalbaniaradio.com/v7/wp-content/uploads/2023/02/spinach-1520287743.jpg)
Peshku
Salmoni, peshku ton dhe sardelet janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe acide yndyrore omega-3 të cilat zhbllokojnë enët e gjakut dhe parandalojnë trombozën. Kujdesuni të konsumoni peshk të freskët.
![](https://www.topalbaniaradio.com/v7/wp-content/uploads/2023/02/grilled-sea-fish-lemon-stone-slate-background-close-up-grilled-sea-fish-lemon-stone-slate-background-close-up-133652870.jpg)
Arrat
Arrat dhe bajamet janë veçanërisht të mira për zemrën. Ato janë të pasur me fibra, proteinë, acid alfalinoleik, vitaminë E dhe yndyrna mono-të-pangopura.
![](https://www.topalbaniaradio.com/v7/wp-content/uploads/2023/02/nut-assortment.jpg)