Auto & Moto

Vendi më i rrezikshëm për të drejtuar makinën, studim!

Bëhet e ditur se vetëm në vitin 2023, gati një në tre amerikanë që udhëtonin jashtë vendit, zgjodhën të vizitonin një destinacion në Evropë, sipas të dhënave nga Administrata Ndërkombëtare e Tregtisë. Rreth tre milionë zgjodhën të vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar, 1.5 milion të tjerë Francën, ndërsa 1.6 milion u nisën për në Gjermani. Pjesa tjetër u shpërnda në të gjithë kontinentin.

Vignetteswitzerland.com ka analizuar të dhënat nga Këshilli Evropian i Sigurisë së Transportit për të përcaktuar se cilat vende kishin vdekjet më larta në rrugë për një milion banorë. Pas analizës, ekipi ka zbuluar se vendi më i rrezikshëm për të drejtuar makinën në Evropë është Rumania, me statistikat që tregojnë 85.81 vdekje për 1 milion banorë.

Në krye të pesë vendeve më të rrezikshme listohen edhe Serbia, Bullgaria, Kroacia, dhe Portugalia. Sa i përket vendeve më të sigurta, hulumtimi e renditi Norvegjinë si të parën me vetëm 21.38 vdekje për milion banorë, e ndjekur nga Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Rikujtojmë se “Camino de las Yungas”, e njohur sot si “Rruga e vdekjes”, është një nga rrugët publike më të rrezikshme në botë dhe aktualisht destinacioni kryesor turistik në La Paz të Bolivisë. Me gjatësi 64 kilometra, ajo ishte dikur e vetmja rrugë që lidhte qytetet La Paz dhe Coroico në rajonin e Yungas. 200 deri në 300 persona humbnin jetën në këtë rrugë çdo vit, prandaj në vitin 1995 u shpall si më e rrezikshmja në botë. Për shkak të këtij emërtimi, ajo fitoi popullaritet të madh në mbarë botën.