Celebrities Gossip Showbiz

Vesa shpërthen në lot, ja çfarë mëson nga jashtë shtëpisë!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Për shkak se fituan sfidën nga Vëllai i Madh, grupi i Sarës si avantazh mund të shikonin disa lajme që qarkullojnë për ta nëpër portale. Pas kësaj banorët i janë shprehur Vesës, pasi i atyre u është dukur se ajo u mërzit se nuk ishte në asnjë lajm. Kjo gjë e preku dhe shpërtheu në lot, duke u shprehur se ajo e di që nuk prodhon lajme, pasi sipas saj pozitiviteti nuk prodhon lajm.

Vesa: Më lini pak se nuk dua të bëhem temë

Juli: Po ishteduke folur me mua

Vesa: Mendoni se po viktimizohem nuk po e bëj, nuk më intereson të bëhem lajm, as skandal të bëhem lajm, unë jam merzitur se kemi bërë marrëveshje dhe e theu… unë e di që nuk bëj lajm, pozitivët nuk bëjnë lajm… 

 

Mëngjesin e sotëm teksa u është bashkuar  Julias, Françeskës dhe Julit në oborr, Roza u ka treguar ëndrrën e saj. Banorja u tregon se ka parë në ëndërr Erjolën duke kryer marrëdhënie seksuale.