Horoskopi

Vështirë të dashurohen pasi e adhurojnë vetminë, e kemi fjalën për vajzat që i përkasin kësaj shenje të zodiakut!

Femra Bricjap e do qëndrueshmërinë. Vlerëson vetëm ata njerëz të cilët kanë vlera të caktuara në harmoni me kuptimet e saj. Në jetë nuk duan të humbin kohë me situatat joserioze dhe të parëndësishme. Urren bisedat e kota, është realiste, di saktësisht të vlerësojë rrjedhën e disa ngjarjeve dhe është organizatore e shkëlqyeshme.

Në punë, si edhe në jetë, nuk dëshiron që në çdo mënyrë të tërheqë vëmendjen e të tjerëve. Punon në mënyrë diskrete dhe të vyeshme. Vetmia është vatra e saj. Rikujtojmë, se Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur vetminë një kërcënim urgjent për shëndetin global, ndërsa një kirurg amerikan ka thënë se efektet e saj në vdekshmëri janë të barabarta me pirjen e 15 cigareve në ditë. Midis 5 dhe 15% e adoleshentëve janë të vetmuar, sipas shifrave që ndoshta janë nënvlerësuar. Në Afrikë, 12.7% e adoleshentëve përjetojnë vetminë, krahasuar me 5.3% në Evropë.

Ndërkaq, nga të tjerët femra Bricjap nuk pret shumë lumturi, nuk beson në kurrfarë magjie. Ajo jeton duke fantazuar, por qëndron fuqishëm me këmbë në tokë dhe e di mirë se çfarë pret prej çdokujt. Mos mendoni se ajo nuk do të sakrifikojë karrierën e saj për martesën.

Është e vështirë për të që të jetё e qetё në situata romantike. Ka shumë dëshirë fizike nën sipërfaqen e ftohtë tё Bricjapit, ndonёse shumica e njerëzve dyshojnë dhe ajo kurrë nuk kёnaqet rastёsisht. Një nga gjërat më tipike dhe të lezetshme rreth kësaj femre është edukata e saj e natyrshme dhe mёnyra e hijshme qё ka. Kryeneçësia mund të jetë një nga tё metat e saj, por ajo nuk është e bezdisshme.