Celebrities Gossip Showbiz

“Vitin tjetër e vendosa…”, Ina Kollçaku do të jetë pjesë e “BBV4”?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Mbrëmë Vëllai i Madh vendosi që t’u bënte një surprizë 5 finalistëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Disa nga gazetarët e ekranit të Top Channel iu bashkuan për pak orë banorëve. Ed Manushi, Blendi Salaj, Enxhi Nasufi, Bieta Sulo, Ronaldo Sharka, Erjona Rusi dhe Ina Kollçaku darkuan mbrëmë me Julin, Romeon, Meritonin, Eglën dhe Heidin. Në një moment teksa të ftuarit po largoheshin nga shtëpia e BBV3, Ina u shpreh se e ka vendosur që vitin tjetër do bëhet pjesë e reality show-t.

Ina: Ina vitin tjetër e vendosi po lëre tani

Egla: Do vish? Po nuk do jem unë vitin tjetër

Ina: Ti do të më komentosh

Egla: Kurrën e kurrës. Nuk do jem vitin tjetër që të duket kaq bukur

Ina: Ti do të më komentosh

Egla: Lali nuk do të duket kaq bukur, lëre

Ina: Nuk i dihet