Botë e Çuditshme

Vuan nga çrregullimi disociativ i identitetit, 23-vjeçarja franceze kërkon t’i japë fund jetës!

Një vajzë nga Franca që vuan nga një problem i rëndë i shëndetit mendor dëshiron t’i japë fund jetës së saj. 23-vjeçarja Olympia e cila ndiqet mbi 250 mijë përdorues, postoi një video ku shprehu dëshirën për t’u eutanizuar. “Në tremujorin e fundit të vitit 2023 do të përdor vetëvrasjen e asistuar në Belgjikë. Tashmë jam në kontakt me mjekët”, tha Olympia. Ajo vuan nga çrregullimi disociativ i identitetit.

Me fjalë të tjera, ajo ka 40 personalitete të ndryshme, një gjendje që tashmë ajo ndihet e lodhur dhe nuk e përballon dot më. Ajo është tani në Belgjikë ku vetëvrasja e asistuar është e ligjshme, por, ajo pretendon, se nuk po e lejojnë t’i japë fund jetës së saj duke thënë se klinikat nuk janë ofrues të eutanazisë.

Nuk është diçka për t’u biseduar. Është jeta ime. Është një vendim që kam marrë dhe ka qenë i vështirë për ta marrë.

Procesi mund të zgjasë shumë muaj apo edhe vite përpara se dikush të ketë akses në shërbimet e asistuara të vetëvrasjes. Lajmi bëhet i ditur pas vdekjes së diskutueshme të një 23-vjeçareje, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ajo zgjodhi t’i jepte fund jetës së saj në Belgjikë në vitin 2022.

Gjithashtu 23-vjeçarja Shanti De Corte kishte pretenduar shqetësime të padurueshme mendore pasi ishte sëmurur psikologjikisht si dëshmitare e sulmit të ISIS në aeroportin e Brukselit në vitin 2016. Pavarësisht seancave dhe mjekimeve, ajo zgjodhi t’i jepte fund jetës së saj në maj 2022.