Celebrities Showbiz

Xhensila Myrtezaj na tregon gjënë më me vlerë në jetën e saj!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh artistja u rikthye me shumë projekte të reja muzikore. Por, përpos karrierës bukuroshja është mjaft aktive me postime nga jeta e saj private duke ndarë shpesh postime mjaft të ëmbla me ndjekësit e saj.

Xhensila shpesh poston foto dhe video të familjes së saj e së fundmi pas shumë thashethemeve për ndarjen e saj nga Bes Kallaku postimet kanë qenë edhe më të shumta për t’u treguar të gjithëve se janë bashkë dhe shumë të lumtur. Ditën e sotme Xhensila ka postuar disa foto me vajzën e saj, Ajkën dhe Besin dhe ka shprehur me disa fjalë se sa të rëndësishëm janë ata të dy për të.

A ka gjë në jetë më me vlerë se ju të dy? Ajka jetës tonë i ke dhënë kuptim çdo sekondi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Familja Kallaku shpesh udhëton nëpër botë dhe ndan me ne momente nga pushimet e tyre. E së fundmi Xhensila e më pas edhe Besi na kanë treguar me anë të disa postimeve në Instagram pushimet e tyre në Bali. Së fundmi kanë zbuluar edhe një sekret që askush nuk e dinte. Të gjithë i kanë parë ‘selfiet’ e famshme të personazheve VIP me majmunët, ku në foto duket sikur ai që e shkrep foton është majmuni. Por mesa duket nuk qenka kështu siç duket apo kemi menduar. Me anë të një video teksa kanë shkrepur fotot, duket një person tjetër përball tyre, i cili fotografon dhe i jep ushqim majmunit në mënyrë që të zgjasi dorën dhe të duket si një ‘selfie’.