1këngëx2 Celebrities

Xhoi Begaj kujton me mall datën dhe orën kur ka nisur të punojë në Top Albania Radio!

Sot në përvjetorin e 24-të të Top Albania Radios ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike ish-prezantuesja Xhoi Begaj për të ndarë më të gjithë dëgjuesit e radios emocionet e rrugëtimit të saj si dhe urimin që ajo ka për këtë ditë të veçantë të radios më të dashur të të gjithë shqiptarëve:

Më kishte marrë malli t’ju dëgjoja. E kam dëgjuar gjatë viteve radion, nuk kam pasur mundësinë ta dëgjoj shumë prej punës. U shkëputa herët dhe më merr malli shpesh. Unë tani jetoj në Londër, në një lagje të këndshme, e martuar me një djalë nga Kukësi version anglez.(qesh) Kam jetuar kudo në Angli, në Londër, në Oxford. E kam filluar radion 17-vjeçe në 2001, 14 maj ora 2 tek ‘Një këngë për ty’ dhe e lash punën më pas në tetor të 2009. Më mungon shumë, e kujtoj dhe besoj se momentet më të bukura në jetë janë nga mosha 17-25 vjeçe. Këto janë vitet më të bukura të jetës sime. Vitet kanë kaluar, i mendoj shpesh kolegët, miqtë e mi sepse nuk ishin thjesht kolegë. Radio për mua është larg syrit por jo larg zemrës. Kur bëhesh nënë bëhesh edhe më romantike.(qesh)