Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Zarf i zi për Meritonin dhe Ilnisën, çfarë do të ndodhë sonte?!

Një zarf i zi mbërriti në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” këtë pasdite, pak orë para spektaklit. Zarfi mban emrin e Meritonit dhe Ilnisës, por nuk duhet të hapet deri në një njoftim të dytë. Pak ditë më parë, Vëllai i Madh njoftoi skualifikimin e Eglës nga lojës dhe paralajmëroi masa dhe për çiftin, për incidentet mes të treve, me provokime dhe përplasje.

Megjithatë, shumë surpriza priten sonte, pasi në promon e publikuar nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP 3” shohim se Egla ndodhet ende brenda shtëpisë, e izoluar në një dhomë të veçantë.


Në videon në fjalë, e cila është pa audio, shfaqet Egla, e izoluar në një dhomë të bardhë, e veshur me të njëjtat rroba që u largua ditën e diel. Në një moment ajo shihet teksa me disa objekte, formon në tokë fjalinë: “Mami, jam ok”. Në dhomën e bardhë të zbrazur shihen vetëm disa dyshekë gjumi dhe një tualet. E vetmja gjë që është shkruar krahas videos është:

Big Brother Vip të martën ora 21:00, vetëm në Top Channel!