Aktualitet Politikë

Zbulohen detaje nga mbledhja e Ramës me socialistët: Skanim i çdo qelize të PS…

Nëse zgjedhjet e përgjithshme do të zhvilloheshin nesër, Edi Rama me një precizion të plotë, e din sot sa vota merr Partia Socialiste.

Në funksion të kësaj dhe zgjedhjeve të 2025, ishte skanimi situatës në bazë ku përfshinë 400 anëtarët e Asamblesë në kryqëzimin raportimeve ardhur nga baza.

Po ashtu u prezantuan edhe të dhënat e përftuara përmes raportimeve online në Platformën e Ri-energjizimit.

Më poshtë janë të dhënat e siguruara nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ku tregohet përqindja sa është numri Organizatave Socialiste të cilat kanë raportuar në këtë platformë.

Raportimet në Platformën e Rienergjizimit të PS:

Lezha 100%
Berati 100%
Gjirokastra 100%
Dibra 100%
Elbasani 97.8%
Durrësi 95%
Tirana 94%
Vlora 94%
Fieri 90%
Korça 90%
Shkodra 46.5%

Megjithëse ka fituar 3 mandate Edi Rama e bëri të qartë se ai asnjëherë nuk kënaqet me veten, punët e qeverisë dhe të partisë.

Kryesocialisti paralajmëroi një fitore shembullore në zgjedhjet e 2025 krahasuar me të gjithë proceset e shkuara zgjedhore.

E për ta arritur këtë, mesazhi që i përçoi Asamblesë përmes skanimit të çdo qelize të PS në bazë ishte i qartë.

Organizatat Socialiste duhet të vetë-korrigjohen sa më shpejt në aspektet që lidhen me antarësinë fiktive, mospërputhjet mes partisë dhe elektoratit, shtimi grave dhe vajzave në parti, të hequrit dorë nga një parti e mbyllur dhe me një prezencë të shtuar të organizatave në komunitet.

Kritikat e artikuluara ndaj të tijve ishin një paralajmërim se Partia Socialiste nuk mund të flejë e qetë mbi dafina si pasojë e asaj çfarë po ndodh në kampin Berisha-Basha-Bardhi.

Të dielën Edi Rama pranoi autokritikën sa teknike dhe politike të disa prej anëtarëve të Asamblesë që nuk kishin punuar sa duhet.

Të tjerët jo aktivë dhe larg pritshmërie të skuadrës Rama, do ta mësojnë fatin e tyre mbase në asamblenë e ardhshme me 16 Marsit, ose në kongresin e Qershorit ku nuk përjashtohen ndryshime jo vetëm në nivel drejtuesish politik në qarqe.