Celebrities Film & Tv Showbiz

Zbulohen detajet e projektit të ri të Lisa Kudrow që vjen së shpejti

Aktorja e njohur e serialit “Friends”, Lisa Kudrow është një nga emrat e parë të njohur publikisht që do të jetë pjesë e komedisë muzikore të Disney “Better Nate Than Ever”. Nga burimet e para thuhet se filmi do të drejtohet nga Marc Platt, i cili më parë ka luajtur në filmat “La La Land”, “Mary Poppins Returns” dhe “Cruella”.

Tim Federle, skenaristi i komedisë, do të adaptojë dhe drejtojë një film familjar bazuar në romanin e tij rreth 13-vjeçarit Pittsburger Nate Foster, i cili, me mikun e tij më të mirë Libby, merr pjesë në një audicion të madh muzikor në qyetin e New York-ut pasi nuk u pranua për një shfaqje në shkollë.

Kudrow do të luajë rolin e tezes së Nate, Heidi, e humbur prej kohësh. Një takim rastësor mes tyre përmbys aventurën e tij dhe rezulton se ata mund të kenë nevojë për njëri-tjetrin për të bërë ëndrrat e tyre realitet.

Xhirimet janë duke u zhvilluar aktualisht në New York dhe audicionet për rolin e Nate dhe të Libby filluan në fillim të këtij viti dhe aktualisht janë në fazat e fundit.

Rikujtojmë se, për aktoren e famshme, kjo nuk do të jetë hera e parë që e shohim në një rol që ka të bëjë me muzikën.