Health & Beauty Lifestyle

Zbuloni se si të kujdeseni për kërthizën e fëmijës së porsalindur!

Një kujdes i rëndësishëm pas ardhjes në jetë të foshnjës suaj është kujdesi ndaj kërthizës. Kur kujdeseni për kërthizën, është më e rëndësishme që të jetë e pastër dhe e thatë, ndaj bëni kujdes kur e lani. Para së gjithash, është e rëndësishme që të mos bie në kontakt me urinën ose jashtëqitjen e foshnjës.

Kordoni i kërthizës duhet të fashohet çdo ditë derisa të bjerë trungu i kërthizës, gjë që fillimisht bëhet nga infermierja. Pasi të keni larë duart, pastroni butësisht lëkurën rreth kërthizës me një garzë sterile të njomur me jod, me dorën tjetër pastroni drejtpërdrejt plagën e kërthizës, prisni disa minuta që plaga e pastruar me jod të thahet.

Mbi kërthizën e thatë vendosim një garzë të tretë sterile dhe e fiksojmë me flaster të blerë më parë në farmaci. Ka mënyra të tjera, por prindërit zakonisht përdorin këtë mënyrë. Gjatë procedurës së fashimit, është e nevojshme të trajtojmë butësisht kërthizën dhe të sigurohemi që të mos e prekim vetë plagën me duar, por vetëm me garzë sterile mbi të cilën është aplikuar më parë jod.

Skuqja dhe ënjtja e kordonit të kërthizës dhe e lëkurës rreth tij, shfaqja e qelbit ose gjakderdhja nga vetë kordoni i kërthizës janë simptoma të infeksionit, të cilat duhet të jenë shenjë se duhet të kontaktoni sa më parë pediatrin ose kirurgun pediatër, por pa panik!

Shkencëtarët kanë nxjerrë në pah pesë faktorë që janë vendimtarë për zhvillimin e trurit të të porsalindurve gjatë vitit të parë të jetës. Këto janë ushqimi i mirë, një mjedis stimulues dhe i sigurt, kujdes cilësor, një ritëm i rregullt cirkadian dhe gjumë, sipas një studimi të Universitetit të Uashingtonit.

“Kur foshnjat i kanë këto pesë gjëra, zhvillimi i trurit, njohja dhe zhvillimi social-emocional i tyre përmirësohet,”-tha Joan Luby, profesor i psikiatrisë së fëmijëve. Në studimin e tyre, Lubi dhe kolegët ekzaminuan 232 të porsalindur dhe nënat e tyre, duke u fokusuar në faktorët pozitivë në mjedisin e tyre gjatë shtatzënisë dhe në vitin e parë të jetës së foshnjave. Ekipi zbuloi se fëmijët që kishin të pesë faktorët e rritjes, të quajtur edhe faktorë T, u zhvilluan në mënyrë të shëndetshme.