Celebrities Gossip Showbiz Sport

‘Zjarr’, UEFA publikon këngën zyrtare të Euro 2024!

‘Fire’ ose ‘Zjarr’ është titullar kënga zyrtare e Kampionatit Europian të Gjermanisë, që luhet nga datat 14 qershor deri më 14 korrik ku merr pjesë edhe Shqipëria. Kënga vjen si një bashkëpunim e produksionit italian Meduza, grupit të Popit One Republic dhe kantautores gjermane Leony.

Kënga, e shkruar nga Ryan Tedder i OneRepublic dhe prodhuar nga MEDUZA, bashkon prodhimin e himneve shumë të pëlqyer të grupit italian, tingujt bindës të OneRepublic dhe përvojën pop të Leony në një këngë që mishëron entuziazmin dhe shpirtin e tifozëve të futbollit dhe muzikës.

Mbështetësit do të kenë mundësinë të dëgjojnë himnin e interpretuar drejtpërdrejt nga tre artistët gjatë ceremonisë së mbylljes, e cila zhvillohet përpara finales në Olympiastadion në Berlin të dielën më 14 korrik.

“Futbolli dhe muzika të dyja kanë fuqinë për të bashkuar njerëzit. Kur mendoj për EURO ’96, kam në kokë ‘Futbolli po kthehet në shtëpi’. Në UEFA EURO 2024, ne duam të festojmë diversitetin e Evropës dhe të forcojmë ndjenjën e bashkimit. Sporti i mirë dhe muzika e bukur duhet të na përcjellin gjatë verës me këngën EURO ‘FIRE”, tha Philipp Lahm, drejtor i turneut UEFA EURO 2024.

Krijuesit e këngës janë shprehur se “Fire”, mishëron entuaziazmin dhe shpirtin e tifozëve të futbollit me muzikën.

“Tani më shumë se kurrë, fuqia e muzikës për të na bashkuar të gjithëve është e pamohueshme. Kemi kënaqësinë të publikojmë ‘FIRE’, himnin zyrtar për UEFA EURO 2024, dhe shpresojmë që kënga të ndezë pasionin e tifozëve të futbollit dhe muzikës në mbarë botën dhe t’i bashkojë ata në festë. Ne jemi të ngazëllyer për të filluar turneun dhe për të ndriçuar skenën!”

Kënga do performohet live në finalen e Kampionatit Europian të Gjermanisë, më 14 korrik në Berlin.