Lifestyle Love & Sex

10 shenja që tregojnë se jeni në një marrëdhënie të ndërlikuar dhe si ta përballoni atë!

Marrëdhëniet e ndërlikuara janë kaq të zakonshme, sa duket sikur diçka e rastësishme pritet të krijohet ndoshta çdo ditë. Një dinamikë e tillë mund të jetë e përkohshme, e cila mund të zgjasë sa takimi që mund të keni patur me dikë ose me shumë mundësi mund të mbarojë direkt pas përfundimit të takimit. Por mund të ketë edhe raste kur ato mund të zgjasin dhe situata mund të përkufizohet si një marrëdhënie romantike. Kur bëhet fjalë për diçka të papërcaktuar një gjë është e sigurtë se në atë lidhje ka mungesë përkushtimi dhe pritshmëritë për krijimin e një lidhjeje konkrete. Aplikacionet e takimeve në internet kanë krijuar këtë paradoks zgjedhjeje. Ne kemi kaq shumë opsione saqë është e vështirë t’i përkushtohemi atij personi që kemi para nesh, sepse kur nuk i kemi fizikisht afër, ndoshta na rritet kureshtja për të parë dikë tjetër online.

Ndonjëherë, të kesh marrëdhënie të ndërlikuara është krejtësisht e lezetshme. Mund të jetë argëtuese, seksualisht e kënaqshme, madje edhe çliruese. Plus, një situatë e tillë ndoshta ju jep më shumë kohë për të njohur dikë pa u ndierë nën presion për të marrë një vendim të caktuar. Problemi fillon në momentin kur për personin tjetër nuk është më një situatë e zakonshme, por tashmë gjërat për të duket sikur po marrin një kthesë paksa romantike. Ekziston një reagim i vërtetë fiziologjik që ndodh kur je intim me dikë. Më konkretisht, hormone të ndryshme çlirohen kur ju jeni duke u përqafuar me dikë ose kur jeni duke bërë seks, ndaj është shumë e vështirë të anashkalohet si ndjenjë. Prandaj ju filloni të ndiheni të refuzuar sepse personi nuk ju dëshiron plotësisht. Pra, ne do t’ju tregojmë disa këshilla se si të dalloni nëse jeni në të vërtetë në atë rrugë dhe si të tërhiqeni përpara se të digjeni.

1. Nuk ka evolucion ose rritje natyrore.

2. Dikush tjetër është i përfshirë në marrëdhënien tuaj.

3. Ju bëni vetëm plane afatshkurtra ose të minutës së fundit.

4. Nuk ka konsistencë.

5. Ata kanë gjithmonë të njëjtin justifikim (të paqartë).

6. Ju flisni kryesisht biseda të vogla dhe të pista.

7. Ju nuk flisni për të ardhmen tuaj.

8. Ata ju thonë se nuk duan të kenë diçka serioze.

9. Jeni shpesh në ankth.

10. Po mërzitesh.

Rezulton që jam pjesë e një marrëdhënie të tillë, çfarë të bëj?

Nëse jeni vërtet të pakënaqur me këtë gjë, vendosni disa kufij. Do të flisni me dikë tjetër apo do vazhdoni të flini me të? Jini të qartë që jeni të dy në të njëjtën rrugë dhe keni të njëjtat pritshmëri. Dhe nëse vërtet dëshironi një lidhje të mirëfilltë, flisni. Thuaj: “Më ka pëlqyer të kaloj kohë me ty”. Më pas tregoni atyre se çfarë ju pëlqen ose vlerësoni tek ata dhe në fund kërkoni mendimet e tyre se ku mund të shkojnë gjërat midis jush. Nëse ata gjejnë një justifikim për skenarin e rastësishëm pa një datë përfundimi, na vjen keq por mos prisni që gjërat të ndryshojnë.