Botë e Çuditshme Lifestyle

100-vjetori i zhdukjes në Everest, publikohet letra e alpinistit britanik!

Letrat e një prej alpinistëve dhe eksploruesve më të famshëm dhe fatkeq të Britanisë së Madhe janë publikuar në internet. Letrat nga George Mallory, i cili u zhduk në malin Everest në vitin 1914, drejtuar gruas së tij Ruth, janë publikuar nga kolegji Magdalena i Universitetit të Kembrixhit.

Bëhet e ditur se ai ishte 37 vjeç kur së bashku me partnerin e tij në eksplorim Andre Irwine u zhdukën në majën e malit më të lartë në botë. 75 vjet më vonë trupi i tij u gjet edhe pse ende nuk dihet nëse ka arritur deri në majën e malit. Letrat janë publikuar për 100-vjetorin e zhdukjes së tij.

“E dashur, të uroj më të mirën, uroj që ankthi yt të marrë fund. Është 50 me 1 kundër nesh, por ne do të jemi krenarë”,-thuhet në letrën e fundit të Malloryt. Letrat e tij përshkruajnë gjithashtu edhe misionin e parë të zbulimit në Everest në vitin 1921 dhe ekspeditën e dytë një vit më vonë. Me anë të shkrimeve, ai ka përshkruar edhe shërbimin e tij gjatë Luftës së Parë Botërore. Por, përveç letrave të Malloryt, është publikuar edhe letra e gruas së tij, e vetmja e mbijetuar nga ajo periudhë.

“Mendoj se e dua shoqërinë tënde edhe më shumë se dikur”,-aplthuhet në shkrimin e saj. Letrat e Malloryt janë falas për t’u parë në faqen e internetit të kolegjit Magdalene. Maja e parë e dokumentuar e Everestit ishte në vitin 1953 nga alpinisti i Zelandës së Re Edmund Hillary dhe alpinisti tibetian Tenzian Norgay.

Ndërkaq, arritja te kampi i bazës së majës më të lartë të botës Everest, është një sipërmarrje e vështirë cilado që të jetë mosha e njerëzve. Por për 4-vjeçaren Zara, nuk dukej se ishte aq e vështirë edhe pse alpinistë të tjerë janë ndjerë keq ose kanë humbur ndjenjat. Kampi ndodhet në lartësinë rreth 5000 metra dhe ka rreth 50% më pak oksigjen në krahasim me nivelin e detit. Kjo do të thotë se nëse një person nuk mësohet me klimën e një lartësie të tillë mund të ndjehet keq dhe shpesh jeta e tij kërcënohet. Zara me vëllanë e saj shtatë vjeçar dhe babanë alpinist David Šifra, arritën të kryenin marshimin rreth 200 km duke shijuar pamjet e mrekullueshme të Himalajeve.