Art & Kulturë Music

14 Shkurt/Top Albania Radio mbush 26 vjeç!

Pranverë 1998. Shqipëria e atëhershme mediatike numëronte veç gazetave dhe disa iniciativave (po i quajmë kështu) audiovizuale, të konsideruara si dallëndyshet e para të erës së re, që po shfaqej paksa me vonesë në raport me shndërrimet e mëdha në rrafshet e tjera të jetës. Me një qasje të thjesht, pas 8 vitesh që kish rënë monopoli politik në vend, i kishte ardhur radha rënies së monopolit radioteleviziv (RTSH-së). Por nuk do të ndodhte ama si në politikë. E reja që do të zëvendësonte të vjetrën nuk do të mbarte reminishencat e kësaj të fundit.

Kjo nuk do të vinte menjëherë. 3-4 radiot e para ishin më tepër “jukebox”, pa ndonjë cilësi audio të veçantë dhe e vetmja tërheqje që provokonin ishte muzika pa hesap në transmetim. Dhe kjo ndodhte ose me kaseta, CD te vjetra dhe xhirodisqe (pllakat e karbonit). Për lajme profesionale apo për zëra profesionalë as që bëhej fjalë. Gjithçka kishte ndalur tek e kaluara. Ishte dhe një periudhë kur Shqipëria sa kishte nisur të mëkëmbej nga troshitja që i bëri vetes më 97-ën. Sakaq ishte dhe fund-dimri. Pranvera që po afrohej nuk ishte ajo e një viti më parë, por trishtimi ndër njerëz ishte akoma prezent. 14 shkurt 1998. Në 100 mgh/fm, dëgjohet Top Albania Radio.

Ditëlindja e Top Albania Radio, përcjell emocione të ndryshme dhe zgjon kujtime të paharrueshme tek të gjithë shqiptarët e veçanërisht tek ata që radion e mbajnë gjithmonë ndezur. 26 vite plot dashuri, energji, muzikë bashkëkohore dhe po ashtu me hite nostalgjike që na rrënqethin edhe sot kur i dëgjojmë.

Radio që dëgjohet

Radio që shikohet

Radio që lexohet 

Radio që shijohet

Happy Birthday

TOP RADIO!