Botë e Çuditshme sport

9 vjeçarja nga India një “bishë” në peshëngritje, mahnit rrjetin!

Arshia Goswami nga Haryana e Indisë është bërë sensacion në rrjete sociale falë aftësive të saj të jashtëzakonshme në peshëngritje. Në vitin 2011, kur ishte vetëm 6 vjeçe, vogëlushja shënoi rekord të ri botëror duke ngritur 45 kilogramë pesha. Në një video të fundit Arshia shfaqet duke ngritur 75 kilogramë pesha.

“Arshia Goswami, peshëngritësja më e re e Indisë që mund të ngrejë 75 kg dhe është vetëm 9 vjeçe”, thuhet në mbishkrimin e videos. Ndërsa performanca e saj e jashtëzakonshme mahniti shumë përdorues dhe profesionistë në rrjetet sociale, kishte edhe një pjesë që shprehën shqetësime.

https://twitter.com/Rainmaker1973/status/1777199697104617786?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1777199697104617786%7Ctwgr%5E0b6f9a28a8864e8d142db5d2bc75cb5675cb22ec%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmahnitet-interneti-aftesite-e-9-vjecares-ne-peshengritje%2F

“A nuk është ajo shumë e re për të mbajtur peshë kaq të rëndë? Shpina e saj nuk është as e zhvilluar mirë për t’i bërë ballë një presioni të tillë”,-shkroi një përdorues. “Ajo mund të jetë 9 vjeçe, por skeleti i saj është 78 pas kësaj”, tha një tjetër.  Rikujtojmë, se ish-gruaja më e fortë e Britanisë, ka treguar se si peshëngritja gjatë gjithë shtatzënisë e ka ndihmuar atë të mbajë një nivel të lartë fitnessi pavarësisht kritikave të shumta.

Shannon Smith, 30 vjeçe, nga Royton, Oldham, ngriti pesha gjatë gjithë shtatzënisë, që nga dita kur mësoi se ishte në pritje të ëmbël, deri në dy ditë para datës kur duhej të lindte fëmijën. Peshëngritësja profesioniste madje konkurroi në gara gjatë shtatzënisë dhe ngriti një peshë të jashtëzakonshme prej 200 kilogramëve, dy ditë para se të sillte në jetë vajzën e saj Nancy.

Nuk kishte kuptim të ndalesha gjatë shtatzënisë. Është diçka që kam bërë për 10 ose 11 vitet e fundit të jetës sime, është pothuajse jeta ime. Ndihesha e sigurt duke e bërë atë. Në javën e 36-të të shtatzënisë, shumë njerëz më thoshin, derisa mezi i vishja këpucët në këtë fazë, ose mezi mund të ecja. Thjesht po jetoja jetën time normalisht.