90% e pacientëve që vuajnë nga simptomat e COVID-19 të zgjatur do të shohin shenja të përmirësimit pas dy viteve, sipas një studimi të ri. Në studim morën pjesë mbi 2,197 pacientë që vuanin nga COVID i zgjatur. Rezultatet e studimit janë publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Sëmundjeve Infektive. Lodhje, kollë, vështirësi në frymëmarrje, ethe, humbje të shijes, nuhatjes, vështirësi në përqendrim, depresion janë disa nga simptomat. Sipas studimit, rreth 90% ende raportojnë simptoma një vit pas infeksionit fillestar.
91% shohin një përmirësim të ngadaltë të simptomave të tyre me kalimin e kohës, me një reduktim mesatar prej 25% të numrit të simptomave në dy vitet pas fillimit të tyre. Disa persona në Tokio përfshirë të moshuarit, morën pjesë në një leksion për buzëqeshjen për t’u përgatitur për daljen e tyre të parë publike pa maskë pas tre viteve të pandemisë së koronavirusit. Leksioni u mbajt një ditë para se COVID-19 të vendosej në kategorinë e sëmundjeve më pak të rënda, ku përfshihet edhe gripi sezonal.
Rikujtojmë, se qeveria e Kosovës mori vendimin për të shpallur të mbyllur emergjencën e shëndetit publik, pas tre vitesh betejë më pandeminë COVID-19. Kërkesën për të ndërmarrë këtë hap e drejtoi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka një listë të viruseve që mund të shkaktojnë pandeminë e ardhshme vdekjeprurëse.
Shumica e këtyre sëmundjeve janë tashmë të njohura por në listën e OBSH-së është një virus me emrin ‘Sëmundja X’. Termi “Sëmundja X” përdoret nga OBSH si një zëvendësues për të përshkruar një sëmundje që është e panjohur për shkencën mjekësore. Dhe si një sëmundje, pavarësisht nëse është një virus ose diçka tjetër, ka shumë të ngjarë që nuk ka vaksina ose trajtime në dispozicion