Pasó – Euro 2020 Sport

Adrian Civici: “Më e rrezikuara nga ekipet e mëdha është Spanja!”

“Paso Euro 2020” vjen edhe ditën e sotme nën moderimin e Denisit dhe Albanës. Dyshja komentoi ndeshjet e ditës së sotme, sa surprizuese ose jo ishin rezultatet e tyre.

I ftuar në një lidhje telefonike ishte Prof. Dr. Adrian Civici për të dhënë përshtypjet e tij mbi Kampionatin Europian. Ai diskutoi mbi ndeshjet e luajtura deri tani dhe dha mendimin e tij për performancën e skuadrave.

Civici u pyet lidhur me zhgënjimet apo surprizat gjatë Kampionatit, si edhe cila skuadër e mirë sipas tij është e rrezikuar.

Nuk ka surpriza këtë Kampionat… Më e rrezikuara duke Spanja nga këto ekipet e mëdha. Por natyrisht edhe Portugalia dhe Gjermania.

Gjithashtu, ai dha mendimin e tij për Francën, si një nga skuadrat më të fuqishme gjatë këtij Kampionati.

Franca është në vend të parë osë të dytë sigurisht.

Këto e të tjera, u diskutuan gjatë episodit të sotëm në “Paso Euro 2020”. Programin mund ta ndiqni çdo ditë nga ora 20:00 deri në orën 21:00 për t’u përditësuar me të rejat më të fundit të Kampionatit Europian.