E ftuar sot në “Dita e 8”, aktivistja për të drejtat e njeriut, Mirela Arqimandriti ka folur për dhunën që çdo ditë e më shumë po “pushton” Shqipërinë dhe po prish themelet e familjes së ngrohtë.
Për Znj. Arqimandriti është mit nderimi dhe respekti i gruas në zonën veriore. Sipas saj, para viteve ’90 gjërat ishin mirë, por pas viteve ’90, situata doli duarsh, institucionet si policia, gjykata nuk funksiononin siç duhet.
Filloi të bëhet dëm, të prishen shtëpi, nuk ishte më siguri. Kultura e frikës dhe nderimit ka mbajtur gratë veriore larg dhunës.
Teksa, foli për situatën aktuale në Shqipëri dhe dhunën që po dëgjojmë çdo ditë, aktivistja i bëri një thirrje prindërve.
Në Shqipëri i bërtasin fëmijës për notat dhe nuk kujdesen si ndihen. Vetëm atëherë kur bëhet ngjarja shumë e rëndë dhe fëmijët arrijnë deri në vetvrasje, pijnë ilaçe për të dëmtuar veten, aty prindërit pyesin veten çfarë po ndodh. Bordet e shkollave janë fiktive, drejtuesit janë partiak.
Znj. Mirela Arqimandriti tregoi se kjo situatë mund të gjejë zgjidhje vetëm nëse akademikët fillojnë të reagojnë. Situata është alarmante, pasi një në dy gra kanë tregur se janë dhunuar të paktën një herë në jetë. Duhet të nisë kultivimi i respektit ndaj gruas që në vegjëli, të krijohet si lëndë nëpër shkolla.