Celebrities Film & Tv Gossip Ndryshe

Aktori i ‘Portokalli’ Kejdi Gishto: “Ishte fat që po luaja me Oltën…”

I ftuar në këtë episod të ‘Ndryshe’ ishte aktori më i ri që i është bashkuar trupës së aktorëve të programit më të njohur të humorit në Shqipëri ‘Portokalli’, Kejdi Gishto. Ai foli jo vetëm për eksperiencën e tij me personazhet, por dhe iu përgjigj disa prej pyetjeve ‘pikante’ të Salsanos dhe Adit.

Si u bë pjesë e botës së aktrimit Kejdi?

Ne vegjëli  jam aktivizuar me shfaqje të vogla në teatër. Më pas te ‘Rin Show’ imitoja personazhet e ‘Portokallisë’. I preferuari im ishte Nasi. Pastaj mu dha mundësia të shkoja në Akademinë e Arteve. Isha për një kohë të gjatë në një program tjetër humori, pastaj erdha në ‘Portokalli’ me personazhin e Tajsonit.

Si ishte eksperienca e parë e Kejdit në ‘Portokalli’?

Po më dridheshin këmbët kur hyra në skenë dhe 10 minuta pasi dola akoma dridhesha. Unë jam rritur me brezin e Portokallisë, me humorin e tyre. Në televizion, sidomos në ‘Portokalli’, fama është… bum.

E padyshim në ‘Ndryshe’ nuk mund të mungonin bisedat politike.

Jam bërë pak socialist, ka ca gjëra që po rregullohen, ka ca gjëra që ende duhet të rregullohen.

Kejdi së fundmi ka qenë pjesë e shfaqjes teatrale ‘Tërësisht të huaj’. Si ishte për aktorin kjo eksperiencë?

Ishte fat që po luaja me Olta Dakun. Mësova disa gjëra nga Olta për të hedhur batuta që të kapen më mirë nga publiku. Mësova shumë nga ana profesionale. 

A do ta provonte Kejdi si eksperiencë ‘Big Brother-in’?

Dyshoj te vetja për këtë pjesë, por duhet provuar njëherë si eksperiencë.