Sport

Al-Nassr shkatërron Inter Miami! Mungon përballja Messi-Ronaldo…

Al-Nassr “shkatërroi” 6-0 Inter Miamin në miqësoren e luksit që u zhvillua në “Kingdom Arena”. Të gjithë prisnin një përballje Cristiano Ronaldo-Leo Messi, por i pari nuk ishte fare i grumbulluar për këtë sfidë. Ndërkohë që argjentinasi u fut në fushë vetëm shtatë minuta përpara fundit, kur rezultati ishte 6-0 për skuadrën arabe.

Otavio, Talisca dhe Laporte (eurogol) kaluan në avantazh të trefishtë Al-Nassr në 12 minutat e para të takimit. Ndërkohë që vendasit realizuan edhe tri herë në fraksionin e dytë të takimit. Braziliani Talisca festoi edhe dy herë të tjerë, teksa shënoi edhe Maran.

 

Gjithashtu, ju rikujtojmë se pak javë më parë u konfirmua zyrtarisht kalimi i Luis Suárez tek Inter Miami i David Beckham. Sulmuesi uruguaian ka nënshkruar për një sezon me opsionin rinovimin për një tjetër. Ai u ribashkua me të njohurit e vjetër nga Barcelona: Lionel Messi, Sergio Busquets dhe Jordi Alba. Suárez, në atë kohë, tha:

Ndihem shumë i lumtur dhe i emocionuar për këtë sfidë të re me Inter Miami-n. Jam gati të punoj dhe të realizoj ëndrrën për të fituar më shumë tituj me këtë klub të madh. Jam optimist për atë që mund të arrijmë së bashku.