Alo mëkatarë

Kudo të kërkosh, është vështirë të gjesh një emision radiofonik si ky. Është koha të rizbulojmë radion nga e para. Është koha të vësh femijet në gjumë dhe të lësh pas dore çdo gjë që ke për të bërë në mesnatë. Kurrë më parë nuk ka pasur një hapesire publike +18, ku çdo njeri mund të bëhet pjesë dhe të rrëfejë me konfidencë historitë e tij me personale, madje nga ato më të sikletshmet, pa druajtje dhe pa çensurë, duke goditur njëkohësisht tabutë e shoqerisë.
Ky emision përbehet nga telefonata të vërteta, të painskenuara, me njerëz që kanë zgjedhur të rrëfehen para hostëve tanë. Jo më kot ata kane zgjedhur të jenë qëllimisht anonim, për të mos kufizuar mendimet dhe përqasjet e tyre, duke garantuar batutat më të errëta dhe të “shthurura” të mundshme.

Hostët e emisionit janë dy figurat biblike Luçiferi, princi i territ dhe Profeti. Dy personazhe të njohura në arenën e podcasteve underground. Nëse ke dëgjuar një podcast shqip, me siguri të ka rëne në vesh dhe nëse jo është koha të prezantohesh me ta…

Së shpejti

Hosts & DJs