Pasò Sport

Altin Lala flet për gjendjen aktuale të Kombëtares shqiptare!

‘Paso’, emisioni juaj i preferuar sportiv erdhi edhe këtë të premte me shumë të reja rreth futbollit dhe analiza të hollësishme nga ekspertë të fushës. I ftuari i parë në një lidhje telefonike ishte Altin Lala, i cili foli më shumë për gjendjen e Kombëtares shqiptare.

Unë mendoj që në të vërtetë është shumë kontigjent i mirë. Natyrisht që duhet të jenë të gjithë lojtarët në formë, të aktivizohen vazhdimisht, mos të kenë lëndime. Kombëtarja për momentin ka një kontigjent shumë të mirë.

Por, përpos kontigjentit të mirë, a është gabim të kërkojmë kaq shumë nga Kombëtarja jonë?

Unë mendoj që disi po, se futbolli ka dhe shumë presion. Vitet kalojnë, për fat të mirë ka shumë talente të rinj që kanë ardhur në Kombëtare dhe që kanë kualitet. E rëndësishme është t’i bashkosh të gjithë bashkë.

Si e sheh Lala gjendjen e skuadrës?

Ndeshja me Islandën, po të kalojmë vite më përpara, Islanda ka pasur një ekip shumë të mirë, por nuk është në atë nivel që ka qenë para 3-4 vitesh, duhet ta kishim fituar atë ndeshje, më erdhi keq. Unë shoh që prapë dhe me ato mungesa që ne kemi atë ndeshje mund ta kishim fituar. Po të fitojmë ndeshjen sot do jemi shumë në rregull.