Pasó – Euro 2020 Sport

Arben Manaj zbulon se 100 tifozë tentuan të thyejnë barrierat e stadiumit, si dhe është kundra Memës!

Mbrëmjen e finales, në “Paso Euro 2020” ishin të ftuar në studio gazetari i njohur Marin Mema dhe psikologia Lenida Halilaj.
Nga ana tjetër, në një lidhje telefonike nga Londra, aty ku po zhvillohet dhe ndeshja e finales së Euro 2020, Itali-Angli, ishte gazetari shumë i dashur për të gjithë, Arben Manaj.
Marini është një tifoz i zjarrtë i Italisë dhe ndohdej në tension për ndeshjen e sotme, si dhe tregoi që ka patur përplasje të tifozëve me policinë, kjo mendohet të ketë ndodhur pasi konsumimi i birrave ka nisur që herët.

Shpresoj që kjo finale mos të jetë kaq e ç’balancuar sa duket…

Sipas Halilaj, trajneri i Anglisë ka bërë zgjedhjen e duhur në lojtarë pasi ata kanë dhënë prova për forcën e tyre.
Ndërsa Mancini ka përdorur një strategji tjetër, për të bërë një lojë më të bukur se vitet e tjera. Italia e ka më të fortë strategjinë, ndërsa Anglia është më individuale, mendon Lenida, por trajneri ka arritur t’i balancojë egot e futbollistëve.

Bisedës iu bashkua dhe Manaj, i cili tregoi ngjarjen e ndodhur në Londër, në stadium, ku 100 tifozë kishin tentuar të thyenin barrierat për të hyrë brenda në “ëembley”.
Arbeni u shpreh se trajneri i Anglisë është një njeri i qetë dhe ka arritur t’i mësojë lojtarët që të kontrollojnë ndjenat e tyre e të mos ndikohen nga rrjetet sociale, kjo prej mbështetjes se madhe nga shumë persona të rëndësishëm në Angli, duke nisur nga mbretëresha e deri tek këngëtarë.
Ai madje zbuloi se një hotel në Londër kishte ndryshuar emrin vetëm për ditën e sotme, pra çdo gjë në funksion të kampionatit.
Gazetari Memaj pohoi se Italia është shumë ndryshe këtë vit, është një grup simpatik dhe pa tension. Shumë ndryshe nga ekipi anglez që kanë pasur probleme të vazhdueshme me lojtarët e ekipeve të mëdha.
Ai shtoi se Italia është një ekip i fortë taktikisht dhe se eksperienca ka më shumë rëndësi në kampionate të tilla me peshë.
Kjo puntatë u mbyll me një batutë që meraku i të gjithëve është nëse humb Anglia dhe i ndodh ndonjë gjë mbretëreshës pasi është përgatitur për fitore…