Health & Beauty Lifestyle

Artikujt personal që keni për thonjtë tuaj nuk duhet t’i ndani me pjesëtarët e tjerë të familjes përndryshe do të vuani këto pasoja!

Duhet t’i kushtoni vëmendje përdorimit të artikujve të përbashkët të higjienës në familjen tuaj, veçanërisht kur bëhet fjalë për artikujt e thonjve. Akademia Amerikane e Dermatologjisë (AAD) paralajmëron se nuk duhet ta ndani asnjëherë prerësen e thonjve me dikë tjetër, edhe nëse është partneri ose ndonjë anëtar tjetër i familjes. Ndarja e artikujve të thonjve mund të përhapë infeksione në thonj ose në lëkurën përreth, duke përfshirë mykun e thonjve. Megjithatë, rreziku i infeksionit është relativisht i ulët nëse jeni një i rritur i shëndetshëm dhe e ndani atë me një të rritur tjetër të shëndetshëm.

“Sistemi imunitar i shëndetshëm shpesh mund t’ju mbrojë nga infeksionet e mundshme, por ekziston ende një rrezik kur përdorni mjete të kontaminuara”,-është shprehur Brendan Camp, asistent profesor klinik i dermatologjisë në Kolegjin Mjekësor Weill Cornell në New York. Sipas një studimi të vitit 2022 të botuar në “Journal of Fungi”, nëse një person në një familje ka një infeksion të thonjve ose lëkurës, shanset që ai të përhapet te një person tjetër që përdor të njëjtat vegla, janë gati 50%.

Bakteret kanë më shumë gjasa të shkaktojnë infeksion nëse keni një çarje të hapur rreth thoit tuaj. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, diabeti ose një gjendje tjetër shëndetësore që dobëson sistemin tuaj imunitar, gjithashtu ju bën më të ndjeshëm. Llojet e infeksioneve të përhapura nga aksesorët e thonjve zakonisht nuk janë serioze nëse nuk keni një sistem imunitar të dobësuar. Megjithatë, mund të shkaktojnë kruajtje dhe parehati, ndërsa infeksionet mund të bëjnë që thonjtë tuaj të jenë të thatë, të brishtë, të zbardhur dhe me erë të keqe. Për shkak të kësaj gjendjeje, thonjve tuaj mund të duan disa muaj për t’u rikuperuar.

Shpesh harrojmë, por thonjtë kërkojnë kujdes shtesë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse ata janë të brishtë dhe të dobët. Nëse keni thonj të brishtë, do të duhej t’i kushtonit më shumë kujdes ushqimit. Është me rëndësi të pini ujë dhe të konsumoni proteina dhe perime. Kur bëhet fjalë për vitaminat dhe mineralet të cilat janë posaçërisht të rëndësishme për thonj të bukur dhe të fortë, ju ndihmojnë vitaminat B posaçërisht biotina pastaj hekuri, kalciumi, zinku dhe seleni.